N.N.P. “Euroing” është kompani private e cila është themeluar në vitin 1995 dhe është e specializuar në projektim, konsultim dhe ndërtim të lartë e të ulët.
Që nga viti 1995 N.N.P. “Euroing” është marrë me ndërtim të përgjithshëm, shërbime konsulente dhe projektime të ndryshme. Deri në vitin 1999 kemi qenë partnerë të klientëve privat deri sa nga viti 2000 jemi partner të institucioneve shtetërore si dhe organizatave të cilat operojnë në Republikën e Kosovës.
Jemi krenar që gjate ekzistencës sonë në tregun Kosovar jemi rritur ngadalë por shumë sigurtë dhe i kemi rezistuar tundimeve për rritje të shpejtë. Qëllimi ynë është të bëhemi më të mirë e jo më të mëdhenj në fushat tona të specializimit, kështu që klientëve tanë tu japim punën me kualitetin më të lartë në çmimin më të ultë të mundshëm.
Misioni i N.N.P. “Euroing” është që të behet kompani fitimprurëse e cila e ka personelin e kënaqur, lider i njohur nga të tjerët në zgjidhjet e projektimit dhe ndërtimit, kualitetin e lartë të shërbimeve që ofron si dhe investimin në ekspertizën e personelit të vet.
Vizion i yni është që të bëhemi zgjedhja e parë e klientit në shërbimet që kanë të bëjnë me ndërtimin si dhe zhvillimin e projekteve.
Vlerat tona bazohen në:
Struktura organizative e kompanisë:
Fuqia organizative, aftësitë dhe motivimi i personelit tonë si dhe partnerët e fuqishëm janë forcë e jona që të arrijmë qëllimin tonë që të bëhemi lider regjional në ofrimin e shërbimeve të ndërtimit, konsultimit si dhe projektimit.
Ne e dimë se suksesi vjen nga njerëzit, prandaj edhe investojmë në personelin tone.
Ne jemi një familje e madhe anëtarët e së cilës mundohen që ti japin vlerë çdo gjëje që bëjnë.
Ne jemi të vetëdijshëm se roli që secili nga ne kemi është qe ti përmbushim nevojat e kompanisë të cilës i shërbejmë.
Ne i respektojmë te drejtat dhe dinjitetin e anëtarëve të familjes sonë.
© 2010 EUROING. All rights reserved.